Publiku kosovar mirëpret premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”

schedule20:50 - 30 Mars, 2019

schedule 20:50 - 30 Mars, 2019

Është pritur shumë mirë nga publiku në Kosovë, premiera e filmit “Dy gisht mjaltë” ku aktorë kryesorë janë Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata. Sipas mediave në vend filmi ka thyer rekord në shitjen e biletave. 

Filmi “Dy gisht mjaltë” me aktorët kryesor Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi është mirëpritur edhe në Prishtinë. Madje ky film ka ka thyer rekord në shitjen e biletave në “Cineplex” në Prishtinë, ku nga 650 bileta sa ishte rekordi i shitjeve brenda një dite me këtë film ka arritur në 1850. Dy aktorët janë mirepritur nga publiku kosovar.

Për filmin fjalë të mira patën edhe kritikët e fushës së kinematografisë. Të pranishëm në premierën private ishin një numër i madh i mysafirëve special të fushës së artit e kinematografisë në mesin e tyre edhe këngëtarët si Tuna dhe Armend Rexhepagiqi./abcnews.al