Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kishin planifikuar të takoheshin mesditën e sotme në bashki, por takimi u anulua vetëm pak minuta para se të zhvillohej duke ngjallur mjaft pikëpyetje.
Nga Bashkia e Tiranës sqarojnë për abcnews.al se takimi është anuluar për shkak të agjendës së ngjeshur të Kurtit dhe Veliajt.
Kryeministri i Kosovës tha se kishte një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë në Kosovës, kurse Veliaj ishte i angazhuar me eventet e 100 Vjetorit të Tiranës.
Kështu, takimi është lënë që të zhvillohet në një moment të dytë.
E njëjta gjë konfirmohet edhe nga Vetëvendosja, e cila shprehet për “Express” se Kurti kishte agjendë mjaft të ngjeshur duke bërë që të nisej menjëherë për në Kosovë.
Kurti takoi në Tiranë kryeministrin Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha si edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta. /abcnews.al

