Provë normaliteti në Angli, 4 mijë tifozë në gjysmëfinalen e sotme

schedule13:20 - 18 Prill, 2021

schedule 13:20 - 18 Prill, 2021

Anglia po tenton t’i rikthehet normalitetit. Duke filluar prej ditës së sotme, tifozët do të mund të rikthehen në stadiume.

Sigurisht një rikthim gradual. Leicester City dhe Southampton do të përballen mes tyre në “Wembley” (19:30) për një biletë në finalen e FA Cup.

Fituesi do të luftojë për trofeun me Chelsea. Stadiumi mitik do të hapë dyert për 4 mijë tifozë, që do të mbështesin nga afër skuadrat e tyre të zemrës.

Sot do të jetë testi i parë i rikthimit të tifozëve në stadiume dhe në ishull urojnë të shkojë gjithçkja mirë. /abcnews.al