Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat për Zvërnecin/ Rama: Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota

schedule08:05 - 3 Qershor, 2026

schedule 08:05 - 3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat për projektin në Zvërnec.

Teksa ka paraqitur fjalën e një protestuesi për mediat, ku i kërkon atij dorëheqjen me një fjalor aspak etik dhe kërcënues, Rama u shpreh se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që lidhi me shqiptarët më 11 maj, ku mori 83 deputetë.

“Mirëmëngjes dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!