Protesta e opozitës/Basha: Sot vdes 25 qershori

schedule12:05 - 27 Janar, 2018

schedule 12:05 - 27 Janar, 2018

Rreth orës 12:00 nisi marshimi i opozitës drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kreu i PD-së Lulzim Basha është i shoqëruar edhe nga aleatët e tij dhe protestuesit. Marshimi i tyre nisi nga selitë përkatëse për të vijuar drejt kryeministrisë. Në protestën e opozitës u mbajtën 11 fjalime, mes tyre edhe një mbështetës i Partisë Socialiste.Në këtë protestë dha një mesazh nga Zvicra edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani. Policia ka angazhuar 1500 efektivë për mbarëvajtjen e protestës. Kryetari demokrat Lulzim Basha tha sot vdes 25 qershori, mbaron e merr fund politika që mban pushtet të vjedhur e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve.

11 fjalimeve në podiumin e ngritur para Kryeministrisë i parapriu himni kombëtar. I pari që hapi fjalimet  e opozitës ishte kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho.

Lulzim Basha: Sot ne që jemi këtu shumë, më shumë se më 18 shkurt e shohim qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u pastruan të gjithë kundër saj. Dhe jemi bashkuar sot në bashkimin e popullit kundër të keqes. Në këtë shesh të historisë, studentë, pedagogë, intelektualë, të përndjekur të papunë, naftëtarë, infermierë, prindër e fëmijë anembanë Shqipërisë. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës, Rama ik. Për të shpallur se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesave plaçkitëse duke u pasurur duke vjedhur e grabitur shqiptarët, duke e shndërruar vendin në çerdhe të drogës e krimit. Çdo e keqe në Shqipëri, që rëndon mbi shpinat tuaja, nga varfëruia të falimentimi nga apsiguria te depresioni nga taksat e larta te çmimet e papërballueshme të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe, qeveria e paligjshme, kur pushtetin e merr me vota të blera nuk ndjen përgjegjësi për njerëzit e thjeshtë. Qeveria shkel dhe dhunon të drejtat e liritë e njerëzve të thjeshtë se nuk ndjen përgjegjësi për ta.

Në emër të opozitës kërkojmë largimin e Edi Ramës e qeverisë ë tij të paligjshme krijimin e  qeverisë antimafia që do luftojë krimin e  do çojë para reformën në drejtësi e do përgatisë zgjedhjet  elira dhe të ndershme, kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste. Ju burra e gra, të rinj e të reja dëshmoni fundin e raporteve të deformuara piolitike me farsat kriminale të 25 qershorit me ketë demonstrim paqësor. Opozita e qytetarët vendos një raport të ri të drejtë mes forcave politike, por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, sot mbaron e merr fund politika që mban pushtet të vjedhur e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve. Kjo është thirrja e popullit që qeveria e Ramës ndërseu bandat me paratë e drogës. Sot e dinë të gjithë shqiptarët e ka parë gjithë bota. Dua të shpall në emrin tuaj, kemi zgjedhur të bashkohemi të refuzojmë të keqen të luftojmë për të rregulluar. Bëjeni ta dëgjojë mesazhin tuaj sot: Rama ik!

Shqipëria e Edi Ramës i ngjan vendeve të Afrikës.

Edi Rama i do njerëzit skllevër të pushtetit, krimit, mashtrimit, të keqes. Ne jemi sot këtu për ta ndalur të keqen, që ekonomia të mos mbetet në duart e kriminelëve, që fatkeqësia dhe mjerimi të mos trashëgohet brez pas brezi dhe Shqipëria mos shkretohet nga bastisja.

 

Dritan Zagani: Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur prej 20 vitesh kur nisa punë si oficer Policie dhe prej 3 vitesh në mënyrë të pandërprerë në arrati, ku sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme. Jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjin, nga trafikantë droge në Policinë e Shtetit të lidhur me eprorët e tyre.

Unë u bëj thirrje kolegëve të  mi në Policinë e Shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajon të denoncojnë lidhjet e krimit kushdo që qofshin ato, sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë.

Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve, por kjo nuk është zgjedhja ime që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në Parlament. Sikur nuk shkon apo jo?! Unë dua të kthehem dhe do të kthehem. Ndaj dhe dua që krimi dhe bandat të mos jenë më në krye të vendit tim.

Monika Kryemadhi: Për të gjithë ju qytetarë që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kundër një njeriu që është vetëm.i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën asnjë minutë. Nuk është gjç tjetër por protestë qytetare, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por si një grua shqiptare që do vendin e saj, sot vij për zërin e  çdo shqiptari e çdo gruaje që do të shpëtojë nga makthi i varfërisë së familjes së saj.

Për të gjithë ata studentë që janë të detyruar të punojnë dhe ata që kërkojnë një punë. Sot ky bulevard i dha shpresë shqipërisë e rinisë shqiptare.

Sot frikë nuk kanë më shqiptarët. Sot frikë ka Edi Rama.

Sot kjo protestë ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ata skeptikë e intelektualë që nuk aknë shpresë te Shqipëria, kjo protestë i dha zemër të gjithë burrave dhe grave, të rinjve të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri. Ne jemi të gjithë bashkë pa dallim feje krahine e ideje, për Shqipërinë që ka bekuar Zoti, që do t’i vëjë çizmen Edi Ramës se e dhunoi më shumë se kushdo tjetrë. Bisedoni me miqtë tua, të afërmit tuaj, ngrijeni zërin, ne do të jemi me ju.

 

Edmond Spaho: Prania juaj në këtë shesh tregon që shqiptarëve iu ka sosur durimi me qeverisjen arrogante. Protestojmë për familjet emigracionin, azilin ikjen nga sytë këmbët, për naftëtarët e ARMO-s që i nxorrën në rrugë të madhe dhe iu hoqën bukën e gojës, protestojmë për shtrenjtimin e ilaçeve, protestojmë për të përndjekurit politikë që iu hoqi shpërblimin për jetët e humbura, burgjet. Protestojmë për zërin e tyre, për arsiminin e kushte më të mira. Nuk e duam Shqipërinë mbretëri kanabisi. Ne jemi të vendosur ta largojmë Ramën.

 

Aktivist i PS Agim Kaca: Jemi mbledhur për të protestuar kundra kësaj qeverie e përfaqësuar nga banda e rilindjen ku forcë ka gënjeshtrën, mashtrimin, korrupsionin e vjedhjen, i vetmi burim force.

I bëj pyetje Ramës a është e vërtetë që ke sjellë kriminelë në parlament? a është e vërtëtë që ke veshur krimin me pushtet?, ke ushtruar dhunë politike në administratë? ku dëshmitar i gjallë jam edhe unë.

Sot Shqipëria ka nevojë për drejtësi, është një gjykatë e cila nuk korrupton, është një gjykatë të cilën nuk mund ta frikësojë askush e pastër si bora është populli shqiptar jeni ju këtu që do ta përzini Edi Ramën nga pushteti. Sot i bëj thirrje Bashës që së shpejti me vendimin tuaj të kësaj gjykatë të pastrojë pallatin kryeministror nga banda e rilindjes. Të zbatojë programin, të pastrojë Shqipërinë.

 

Fatmir Mediu: Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, mbi 30 % e shqiptarëve janë në varfëri absolute, pyetja është e thjeshtë a e meritojnë në shqiptarët, krimin, korrupsion. A e meritojmë në kryeministër si Edi Rama? jo dhe vetëm jo, dhe si njerëz të tillë duhet të çohemi. Jemi mbledhur sot këtu dhe për një arsye tjetër t’i bëjmë ballë rrezikut më të madh të Shqipërisë, shkatërrimit të vlerave morale të këtij vendit.

Motra dhe vëllezër Shqipërinë e ka bekuar zoti, por e ka mallkuar kjo qeveri, prandaj të gjitha së bashku ta heqim nga pushteti. Ne jemi të njohur në mbarë botën si vendi i krimit dhe drogës. Le të marrim në dorë fatin tonë.

Së bashku luftuam për vite dhe vite me radhë e bëmë Shqipërinë anëtarë të NATO-s hapëm liberalizimin e vizave, kurse sot kemi mbyllur rrugën. Jemi këtu për të luftuar të keqen. Ka vetëm një rrugë që e keqja të triumfojë vetëm nëse ne ulim kokën, por ne nuk do e lejojmë këtë gjë. Ne duhet ta mbajmë kokën lart.

 

Dashamir Shehi: Sot jemi më shumë se kurrë, t’i tregojmë se nuke durojmë dot këtë dhunë ekonomike, politike, të shtypit, të biznesmeneve. Për t’i thënë shqiptarëve e botës se komuniteti më i amdh këtu jemi ne, jemi njerëzit më shumë ne që protestojnë, më shumë të pakënaqurit dhe që do rezistojmë ndaj kësaj dhune, kaq shumë njerëz i ka mbledh kjo qeveri pakënaqësia ndaj saj, se kjo po i merr edhe qindarkën e fundit, nga xhepi i djersës, për t’i dhënë  miliona vagabondëve. Shqipëria po ikën jo prej bukës, por prej shpresës. Po ikën qytetri me diplomë se nuk ka më shpresë. Herës tjetër s’do jemi më kaq shumë se s’do ketë më njerëz.

Nard Ndoka: Thirrje Edi Ramës të largohet njëherë e më parë. Edi Rama ik. 4 vjet qeverisje nuk hapi vende pune por dëboi shqiptarët. Asnjë vend nuk pati kaq shumë ikje sa Shqipëria.

 

Vangjel Dule: Është dinjiteti qytetar që ka sjellë sot këtu në këtë protestë të gjithë këta qytetarë. 20 % e bashkëqytetarëve tanë e pohojnë se e kanë shitur votën gjatë zgjedhjeve të fundit. Është dyfishi i atyre, por le të bëjmë një llogari të thjeshë,të 20 % e votave të vjedhura me paratë e drogës janë 30 deputetë  që përfaqësojnë klanet e narko trafikantëve”.

30 deputetë janë përcaktues të qeverisë e cila po ngre përditë dhe po përcakton narko-shtetin e drogës. Çfarë lidhje ka nderi dhe dinjitet me skamjen dhe varfërinë ku e kanë zhytur vendin.

 

Në protestë u shfaqën dy videomesazhe nga kampi i azilantëve që jetojnë në Lion

I pari tregon gjendjen e mjeruar në të cilën jetojnë shqiptarët që kërkojnë azil në një kamp, në Lion të Francës.

Zëri është i një prej emigrantëve që shpjegon gjendjen ku banojnë rreth 70 familje në çadra.

“Ja pra këtu janë çadrat ku jetojnë shqiptarët, por nuk dalin me dhënë intervista sepse u vjen zor. Kjo është gjendja e shqiptarëve që kanë ikur prej mjerimit në Shqipëri. Janë mbi 70 familje që janë vendosur këtu, në këtë zonë. Mbi 250persona jetojnë këtu. Ja flasim nga afër me këtë zonjë. Ja ta shohin pushtetarët, shteti shqiptar ku janë katandisur shqiptarët , populli shqiptar. Ekonomia përtokë

 Pyetje: Zonjë çfarë problemesh keni që erdhët në azil.

Zonja: Probleme ekonomike. As punë as përkrahje sociale nuk marrim. Nga e keqja morëm rrugët për këtu në azil. Lamë vendin dhe siç e shihni jemi mos më keq. Jemi pa bukë. Na kanë marrë me urgjenca na kanë çuar në spitale. Këtu jemi në vështirësi shumë të mëdha.

/abcnews.al