Prodhim dhe shitje narkotikësh në qytet, katër të rinj në pranga në Gramsh

schedule07:20 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 07:20 - 2 Dhjetor, 2021

Katër të rinj kanë rënë në prangat  e policisë pasi janë kapur  duke shpërndarë lëndë narkotike në Gramsh.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë nga forcat Shqiponja gjatë një operacioni nga sektori i lëndëve narkotike, të rinjtë janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Ndër të tjera mësohet se të rinjtë pritet që të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /abcnews.al