Prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet i riu në Shkodër

schedule16:39 - 25 Janar, 2022

schedule 16:39 - 25 Janar, 2022

Një 28 vjeçar kanë rënë në prangat  e policisë së Shkodrës  pasi akuzohen për  kultivim dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘‘Gimaj“, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Rr. Rr., 28 vjeç duke e çuar në 3 numrin e të arrestuarve.

Ndërkohë kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar janë ndaluar shtetasit K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër.

“Vijon operacioni policor i koduar ‘‘Gimaj“, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shkon në 3  numri i të ndaluarve.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Rr. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, gjatë hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Gimaj”.

Gjatë operacionit “Gimaj”, i finalizuar më datë 15.10.2021, janë ndaluar shtetasit K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dhe në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al