Probleme me trajnerin Arteta, Arsenali heq dorë përfundimisht nga talenti

schedule09:19 - 26 Qershor, 2020

schedule 09:19 - 26 Qershor, 2020

Talenti francez i Arsenalit, Matteo Guendouzi, ka pasur shumë probleme me trajnerin Mikel Arteta. 20 vjeçari është një mesfushor i kompletuar dhe brenda fushave të blerta, gjithmonë mundohet të bëjë diferencën dhe të jetë i rëndësishëm.

Por karakteri i tij dhe zënkat në stërvitje e në fushë, kanë bërë që Arteta ta humbasë durimin. Madje, strategu spanjoll e la në stol Guendouzin në takimin kundër Southampton, që Arsenali e fitoi me rezultatin 0-2.

Menjëherë, zërat për largimin e Guendouzit po qarkullojnë. Siç raporton TF1, Barcelona, PSG dhe Inter janë skuadrat e interesuara për firmën e talentit francez, por dhe Atletico Madrid po ndjek me interes skuadrën. Guendouzi u transferua për 8 milion euro tek Arsenali në verën e vitit 2018, nga skuadra e Lorient./abcnews.al