Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë ende shqetësuese. Numri i rasteve të personave të infektuar vijon të rritet.
Autoritetet në Prishtinë bëjnë me dije se nga data 20 mars dhe deri më tani janë konfirmuar 2130 raste me koronavirus.
Në një prononcim për mediet drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha se janë aktivë 1305 raste, ndërsa 804 pacientë tashmë janë shëruar.
Po ashtu ai bëri me dije së 22 persona pjesë të stafit mjekësor të cilët ishin prekur nga COVID-19 janë shëruar.


