Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pretenca/ SPAK kërkon burg për nënën e Kryemadhit dhe Pirro Xhixhën, i shpëton mosha

schedule13:32 - 13 Korrik, 2026

schedule 13:32 - 13 Korrik, 2026

Mbahet sot në GJKKO seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos, ku SPAK lexoi pretencën për të pandehurit.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të Pirro Xhixhos për korrupsion pasiv në bashkëpumin dhe dënimin me 4 vite burg, nga gjykimi i shkurtuar i zbritet dënimi në 3 vite burg,dhe të pezullohet 4 vjet me kusht.

Fatime Kryemadhi për pastrim parash kërkohet 7 vjet me gjykim të shkurtuar 5 vjet pezullimin për shkak të moshës për 5 vjet. Gjithashtu SPAK kërkoi të konfiskohet dhe një banesë e Fatime Kryemadhit, të cilën Apeli vendosi ta hiqte nga sekuestro në dhjetor 2024.



Për Ema Çokun Prokuroria e Posacme kërkoi dënimin me 7 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 4 vite e 8 muaj burg, i pezullohet dënimi dhe vendoset në shërvim prove për 5 vite.

Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për veprat penale te korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ne tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive ne episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkonjeksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji. Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, u propozuar nga LSI, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e nje marreveshje korruptive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!