Premio për dy fitore radhazi, kërkohet “koka” e Teutës dhe Partizanit

schedule12:20 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 12:20 - 1 Dhjetor, 2021

Skuadra e Vllaznisë është rikthyer tek rezultatet pozitive dhe dy fitoret e fundit kundër Kastriotit dhe Laçit kanë risjellë entuziazmin në skuadër, duke lënë mbrapa krahëve zhgënjimet.

Por Vllazninë në javën e 11-të të kampionatit e pret një sfidë e vështirë kundër kampionëve aktualë të Teutës, që pas humbjes me Partizanin, nga ku u shkarkua edhe trajneri Edi Martini, kërkojnë “autokritikën’.

Për të mbajtur skuadrën të motivuar përpara dy ndeshjeve shumë të rëndësishme brenda 1 javë siç është ajo me Teutën të premten dhe ndaj Partizanit të mërkurën e ardhshme, drejtuesit e shkodranëve kanë menduar të japin premio për dy fitoret radhasi.

Sipas “Panorama Sport” burime pranë klubit se në rast se Vllaznia do të arrijë të marrë dy fitore, në dy ndeshjet e ardhshme, do të ketë një premio prej 5000 eurosh. /f.a/abcnews.al