Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka vlerësuar bashkëpunimin me autoritetet italiane në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë konferencës së përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s italiane, Hita theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe goditur aktivitetet kriminale.
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Italisë, veçanërisht përmes teknologjisë së avancuar, e cila ndihmon në identifikimin dhe monitorimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike.
Bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe italiane synon forcimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e efektivitetit në luftën kundër narkotikëve.
/abcnews.al/


