Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Policia dhe zgjedhjet/ Mungesa e Skënder Hitës në komision përplasi mazhorancën e opozitën

schedule13:35 - 22 Korrik, 2026

schedule 13:35 - 22 Korrik, 2026

Mungesa e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita përplasi mazhorancën me opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore. PD nuk pranoi dëgjesën me zv.drejtorin e Policisë, Sokol Bizhga duke kërkuar me ngulm ballafaqimin me Skënder Hitajn. 

“Mendoj se këtu duhet të ishte drejtori i përgjithshëm, ne kemi patur spak dhe pp, me krerët e tyre, të shoqëruar dhe nga prokurorë. Dua që kjo gjë, ti komunikohet drejtorit prej jush, është në gjykimin tim nuk është e pranueshme që drejtori mos vijë në një seancë dëgjimore për reformën zgjedhore, është ccështje respekti për parlamentin”, u shpreh Bylykbashi.

Bizhga sqaroi se në kohën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ishte ai përgjegjës për procesin zgjedhor, kurse Hitaj asojkohe ishte vetem drejtor policie në Fier.



“Për pyetjen e parë, pse nuk ka ardhur drejtori i përgjithshëm. Kam qenë unë protagonist, i autorizuar për ccdo rast, kam ndjekur aktivitetet zgjedhore. Drejtori i Përgjithshëm ishte në një qark drejtor, kurse unë isha përgjegjës për zgjedhjet në Policinë e Shtetit”, tha Bizhga.

Megjithatë kërkesa e opozitës u pranua për të shtyrë seancën, edhe pse qëllimi mbetet i njëjtë.

“Me mosveprimet e saj Policia e Shtetit, ka dhënë shfaqjen më gjigande në 2025, krimi ishte i pranishëm kudo dhe policia sbëri asgjë.” tha Bylykbashi.

Në zgjedhjet e vitit 2025, Policia e Shtetit goditi 107 raste të krimit zgjedhor. Sipas raportit më të fundit të Policisë, u  evidentuan 229 autorë gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve për shitblerje votash, kërcënim të votuesve apo përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore.

Nga të cilët 27 u arrestuan, 8 u shpallën në kërkim dhe 194 të tjerë u hetuan në gjendje të lirë.

Po ashtu, raporti i Policisë konfirmon bashkëpunimin me KQZ, SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bashkëpunimi u konfirmua disa ditë më parë nga vetë kreu i SPAK, Klodian Braho i cili zbuloi se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 shumica e referimeve për krime zgjedhore erdhën nga Policia e Shtetit.

“47% e kallëzimeve apo referimeve, vijnë nga Policia. Kemi patur bashkëpunim me cdo strukturë lokale policore në terren. 23% nga vetë SPAK, 28% nga qytetarë apo subjekte politike” u shpreh Braho, në fillim të këtij muaji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!