Policia arreston 11 persona në Tiranë, 3 në kërkim

schedule12:21 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:21 - 8 Dhjetor, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona gjatë 24 orëve të fundit si edhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë. Të gjithë ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, por mbizotëron dhuna në familje si edhe drejtimi i automjetit nën efektin e pijeve alkoolike.

Kështu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të një 32-vjeçari pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet një dorezë metalike (përforcues grushti).

Ndërkohë, efektivët e e komisariatit nr,.5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të dy personave 59 dhe 48 vjeç pasi kishin rrahur një punonjës të OSHEE-së, kurse një 58-vjeçar u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Një tjetër person është arrestuar për ndërtim të paligjshëm nga punonjësit e komisariatit nr,6 në Tiranë, kurse një 42-vjeçar u kap pasi ishte dënuar për “plagosje të rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S. (A)., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Sh. Z., 59 vjeç dhe H. Z., 48 vjeç, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin E. P., 31 vjeç;

– P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim M. K., 56 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. M., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
—-
Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. H., 26 vjeç pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje;

– D. M., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– R. B., 38 vjeç dhe J. M., 35 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. L., 31 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një qendre për të moshuar, shtetasen L. S., 53 vjeçe.
—-
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– Gj. Z., 43 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”;

– K. M., 15 vjeç dhe R. D., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
—-
Më datë 07.12.2021, shtetasi A. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se me datë 04.12.2021, në rrugën “Besa”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.