Po shkëlqen në Bundesligë, tre klube të mëdha në garë për Andre Silvën

schedule19:36 - 16 Prill, 2021

schedule 19:36 - 16 Prill, 2021

Të gjithë flasin për Robert Lewandowskin dhe Erling Haaland, por një tjetër sulmues po shkëlqen në Bundesligë dhe po shënon shumë gola këtë sezon.

Flasim për Andre Silvën, autor i 23 golave dhe 7 asisteve në kampionat, shifra që kanë ndikuar që Eintracht Frankfurt të renditet në vend të katërt (+7 pikë nga Dortmundi ndjekës).

Kualifikimi për në Champions League është shumë afër, aventurë të cilën sulmuesi portugez nuk pritet ta shijojë me klubin gjerman.

 

Sport1 raporton se Manchester United, Barcelona dhe Atletico Madrid po garojnë mes tyre për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit luzitan.

Klauzola e shitjes së ish-lojtarit të Milanit është 30 milion euro, shumë që tre klubet e interesuara janë gati t’ia paguajnë Eintracht Frankfurt.

Tani topi kalon në anën e Andre Silvës, i cili po shqyrton tre ofertat dhe është ai që do të zgjedhë skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. /abcnews.al