“Po driblove si në PlayStation, të çoj në spital”, kërcënimi që mori Ronaldinho

23:49 | 25/02/202023:490

Ronaldinho në mesin e viteve 2000, ishte padiskutim lojtari më i mirë në botë dhe të gjithë, e kishin frikë yllin brazilian. Shorti i Champions League do të vinte përballë Barcelonën kundër Chelseat, me Ronaldinhon që asaj kohe ishte lojtari më i mirë në botë.

Trajneri asaj kohe i Chelsea, ishte Jose Mourinho dhe “Special One”, i kishte dhënë detyrë mesfushorit Claude Makelele të markonte Ronaldinhon. Pikërisht mesfushori francez, ka zbuluar një prapaskenë mes tij dhe yllit brazilian.

“I thashë Ronaldinhos se nëse do të më driblonte si në “Playstation”, do ta çoja në spital. Çfarë më tha? Më dha topin dhe më kërkoi falje. Ishte një rivalitet i shëndetshëm”, përfundoi Makelele./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono