Plas sherri në rrugë mes dy të rinjve, njëri prej tyre i dëmton makinën tjetrit

schedule09:37 - 22 Nëntor, 2021

schedule 09:37 - 22 Nëntor, 2021

Dy të rinj të moshave 30 dhe 22-vjeç janë arrestuar nga policia në fshatin Komar të Memaliajt pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Gjatë përplasjes 30-vjeçari me iniciale R.M. ka dëmtuar me sende të forta makinën e M. B., 22 vjeç. Nga ana tjetër ky i fundit u konstatua nga shërbimet e policisë se po e ngiste automjetin pa leje drejtimi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B.

Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /Abcnews.al