Plagoset i riu në Fier

schedule11:10 - 1 Janar, 2019

schedule 11:10 - 1 Janar, 2019

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri  në një lokal në Fier dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes.  Policia dyshon për një konflikt të çastit.

Dita e parë e vitit të ri ka nisur me një konflikt me armë zjarri në Fier. Një 30-vjeçar është plagosur në këmbë pas një sherri në një lokal në lagjen “Apollonia”. Ngjarja ndodhi rreth orës 5:40 minuta.

30-vjeçari Juljan Serdani u qëllua me armë zjarri nga një person me të cilin u konfliktua në lokal. Ai ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën dhe është marrë në pyetje për rrethanat e plagosjes.

Policia dyshon për një konflikt të çastit. Autori dhe i lënduari kishin konsumuar alkool gjatë gjithë natës. Blutë e Fierit janë vënë në kërkim të autorit identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur./abcnews.al