Plagosen tre persona me armë zjarri në Elbasan

schedule18:30 - 2 Gusht, 2019

schedule 18:30 - 2 Gusht, 2019

Tre persona mbetën të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri teksa ndodheshin në një lokal pranë Pallatit të Sportit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se të plagosur janë Fezi Ago, Mihal Kocashi dhe Elton Cërriku. Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihme mjekësore. Burimet policore nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se një person që tashme është identifikuar ka qëlluar me armë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe në disa rrugë të qytetit dhe po punon për kapjen e autorit./ABC News Albania 24/7