Pistoletë pa leje dhe kanabis me vete, vihet në pranga 28-vjeçari në Durrës

schedule12:09 - 31 Maj, 2020

schedule 12:09 - 31 Maj, 2020

Një 28-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi lëvizte me armë zjarri pa leje dhe lëndë narkotike me vete. Njoftohet se K.B është arrestuar në flagrancë ndërsa ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”.

Pas kryerjes së kontrollit atij i është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë si dhe një sasi prej 17.5 gramësh marijuanë.

28-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë për mosbindje të urdhrit të punonjësve të policisë.

Njoftimi:

Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri dhe mbante me vete dhe lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. /abcnews.al/