Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pesë të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

schedule11:32 - 12 Janar, 2021

schedule 11:32 - 12 Janar, 2021

Në 24 orë janë arrestuar 5 qytetarë në Tiranë, tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Mësohet se, në pranga është vënë 35-vjeçari F. T., pasi në rrugën ’’Petro Nini Luarasi’’, ka vjedhur disa sende në mjetin e D. K. 35-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe O. B., 49 vjeç, pasi për të, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.



Po ashtu, në pranga ka përfunduar 27-vjeçari E. A., 27 vjeç, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, pasi policia i kontrolloi celularin, iu gjet e instaluar një faqe bastesh. I riu,  me anë të aplikacioneve të ndryshme komunikonte me persona të tjerë kundrejt fitimit, e organizonte baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan 41-vjeçarin Y. P.,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kurse A. S., 36 vjeç, u arrestua po ashtu sepse ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!