Përplasen dy mjete, një i plagosur në Shkodër

schedule08:30 - 13 Shkurt, 2018

schedule 08:30 - 13 Shkurt, 2018

Një person mbeti i plagosur rëndë në Shkodër në orët e vona të mbrëmjes së të hënës pas një aksidenti në të cilin u përfshinë dy mjete.

Sipas Policisë së Shkodrës aksidenti ndodhi rreth orës 23:15 të mbëmjes së djeshme në unazën perendimore të qytetit, në lagjen “Salo Halili”, ku mjeti tip “Volksëagen” me targa AA920HX me drejtues shtetasin, Altin Mehja 39 vjeç, banues në lagjen Salo Halili, është përplasur me mjetin tip “Benz” AA514FU me drejtues shtetasin me iniciale A. G. 41 vjeç.

Si rezultat i përplasjes, Altin Mehja 39 vjeç, ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al