Përplasen dy makina në Shkodër, njëra prej tyre rrëzon shtyllën e ndriçimit publik

schedule15:27 - 31 Janar, 2023

schedule 15:27 - 31 Janar, 2023

SHKODËR- Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak çaste më parë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Abcnews mëson se njëra prej mjeteve është përplasur me shtyllën e ndriçimit publik duke e rrëzuar në tokë.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërkohë punonjësit e OSHEE kanë dalë në terren dhe po punojnë për të hequr shtyllën e rrëzuar/abcnews.al