Përmbyset situata politike në Kosovë në favor të LDK, Isa Mustafës i shtohen 3 deputetë

schedule22:05 - 10 Janar, 2020

schedule 22:05 - 10 Janar, 2020

Teksa Levizja Vetëvendosje dhe LDK nuk po bien dakord për formimin e qeverisë së re, situata politike në Kosovë është përmbysur, në favor të partisë “Lidhja Demokratike e Kosovës”.

Mediat në Kosovë shkruajnë se partisë së Isa Mustafës pritet t’i bashkohen edhe tre deputetë.

Në këtë mënyrë, LDK-ja do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, me 31 deputetë.

Ndërsa, Lëvizja “Vetëvendosje”, do të dalë në vendin e dytë. Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e Albin Kurtit ka fituar 29 vende në legjislativ.

Por, Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua deputeti i Partisë Egjiptiane Elbert Krasniqi, duke e çuar në 30 numrin e deputetëve të kësaj partie./abcnews.al