Përleshjet në Tiranë, 6 policë të plagosur dhe 13 huliganë të arrestuar

schedule23:28 - 24 Maj, 2022

schedule 23:28 - 24 Maj, 2022

Nga përplasja e mbrëmjes së martë mes policisë shqiptare dhe tifozëve holandezë dhe italianë që kanë ardhur për të ndjekur finalen e Conference league që do të luhet mbrëmjen e mërkurë nga “Air Albania Stadium”, kanë mbetur të plagosur 6 efektivë, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat 13 tifozë. Prej mbasdites së të martës Tiranë është pushtuar nga dhuna e huliganëve holandezë dhe atyre italianë, të cilët nën efektet e alkoolit po terrorizojnë qytetarët dhe po bëjnë vepra vandale, duke goditur objekte, madje duke dhunuar edhe makinat e policisë.

/Abcnews.al/