“Përhapja e Koronavirusit e pashmangshme”, Rama tregon si ta përballojmë

13:00 | 27/02/202013:000

“Situatë që ka zënë në befasi gjithë botën“, tha kryeministri Edi Rama për Koronavirusin.

Në fjalën e tij Rama tha se shqiptarët në kushtet kur janë prekur nga infodemia, përhapja e lajmeve të rreme, duhet ta përballojë me shumë besim dhe të mos dëgjojë lajme apo të lexojnë në internet, por duke i drejtuar mesazheve të librave të shenjtë dhe Papa Françeskut.

Një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.

Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe ti drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme”.

“Por sic ndodh shpesh tek ne, situata është shfaqur në më shumë se sa një formë, rendja e ethshme për më shumë informacion përmes klikimeve që sjell shumëfishim të titujve që përmbajnë fjalën koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër një karakteristikë jo fort e përhapur është përpjekja individuale apo e grupeve të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme për interesa mizerabël politike e mediatike.

Ti vëmë një kufi shqteësimit dhe të mos marrë përmasat e panikut”, tha Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono