Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Përdoreshin për prostitucion/ Zbulohen 3 apartamente të tjera në Tiranë, 7 të arrestuar

schedule13:08 - 28 Prill, 2026

schedule 13:08 - 28 Prill, 2026

Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, faza të tjera të operacionit të koduar “Network”.

Një operacion kundër shfrytëzimit për prostitucion ka sjellë arrestimin e 7 personave. Në pranga janë vënë 2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina

Gjatë aksionit, u zbuluan  3 apartamente ku ushtrohej prostitucion. Ndërsa në hetim janë vënë 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira).



Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!