Përdhunon të miturën 13 vjeçare, arrestohet 22 vjeçari

schedule09:58 - 24 Nëntor, 2017

schedule 09:58 - 24 Nëntor, 2017

Është arrestuar nga Policia e Fierit një 22 vjeçar që akzuohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Oltjon Buzi, banues në Kallm të Fierit u arrestua pasi rreth orës 22:30 të së enjtes, u kap me një vajzë 13 – vjeçare në fshatin Kallm i Madh.

Vajza sipas policisë ishte larguar nga banesa e saj. Buzi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak ditë më parë, një rast i ngjashëm u raportua në Durrës. Një 32 – vjeçar u arrestua për marrëdhënie seksuale me një 13 – vjeçare, të cilët famijarët e kishin deklaruar të humbur që prej ditësh./abcnews.al