Fitoret e Roma, Milan dhe Fiorentina në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve të kompeticioneve evropiane, Europa League e Conference Leauge,i kanë shtuar pikë çmuara futbollit italian në renditjen e UEFA-s, të vlefshme për ta pjesëmarrjen e klubit të pestë të Serie A në Champions League të sezonit të ardhshëm.
Italia rrit epërsinë e saj, tani në 16,571 pikë, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren edhe ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca. Me eliminimin e Lazio nga Bayern Munich në Champions, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian, teksa në garë kanë mbetur Inter, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garë.
“Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi janë ata që do të përfitonin nëse Italia do të ishte në vendin e dytë në renditje: skuadra e Roma-s, në fakt, aktualisht është e pesta në Serie A në të njëjtin nivel me “Demat” e RB Leipzig në Bundesliga. Kujtojmë se 2 pikë jepen në rast të një fitoreje të vetme, 1 në rast barazimi nga çerekfinalet e më pas. /i.m /abcnews.al
Renditja e UEFA-s sipas kombeve:
1) Italia: 16.571 (pikë)
2) Gjermania: 15.500
3) Anglia: 14,625
4) Franca: 14,416
5) Spanja: 13,437
6) Republika Çeke 13000
7) Belgjika 12400
8) Turqia 11.500
9) Portugalia 10,166
10) Holanda 10,000
Renditja e UEFA-s, sipas skuadrave:
1) Manchester City: 146,000 (pike)
2) Bayern Munich: 139,000
3) Real Madrid: 127,000
4) PSG: 113,000
5) Liverpool: 109,000
6) Inter: 101,000
7) Leipzig: 97,000
8) Chelsea: 96,000
9) Roma: 94,000
10) Manchester United: 92,000
15) Juventus: 80,000
17) Napoli: 80,000