PD nuk voton axhendën e Integrimit, Tabaku: Mbështesim integrimin, por largohemi nga Komisioni Parlamentar

schedule10:34 - 30 Shtator, 2024

schedule 10:34 - 30 Shtator, 2024

Demokratët e nisën javën me bojkot të komisioneve parlamentare, përjashtuar një që Berisha porositi të veprohej ndryshe.

Të vetmit që u shfaqën në Kuvend ishte Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, duke zënë secili vendet e tyre, për të dakordësuar një prej axhendave më të rëndëishme që ka Kuvendi, atë për Integrimin.

 “PD-është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë dhe Shqiptarët, jo për politikën. Prandaj mbështesim avancimin e Shqipërinë në procesin e integrmin dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë”

Por pas kërij qëndirmi në parim, më pas demokratja Tabaku renditi disa problematika, që sipas saj e bënë vendin tonë larg realizimit të kushteve për avancim në rrugëtimin drejt BE-së.

“Dhe më vjen keq ku në një mbledhje të tillë, ku do duhej të krijohej një praktikë e mire, si mbledhje e parë për t’i shërbyer kujtdo, kjo praktikë e mirë sot për fat të keq dështoi”

Dera Komisionit të Integrimit u mbyll më pas për mediat, ndërsa dokumenti, që u konsiderua konfidencial, për “Pozicionin Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE, u prezantua për deputetë nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Dy deputetët e opozitës e braktisën mbledhjen dhe dokumenti u miratua vetëm me votat e anëtarëve të maxhorancës, për të kaluar në qeveri dhe më pas për tu cuar në Bruksel, në pritje të datës 15 tetor, kur është planfikuar mbledhje e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Në Komisonin nuk u shënua vota e opozitës, gjë që u shpjegua më pas kështu nga deputeti Paloka:

“Mbështesim në parim procesin e integrimit, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në mbështetje të procesit. Nuk votuam në komision e patë që u larguam, sigurisht nuk mund të mbyllim sytë përballë asaj që po ndodh në Shqipëri. Ti më thua mua, pasi ke vënë në arrest liderin e opozitës, ke procese gjyqësore dhe penale drejtuesit kryesorë të opozitës, ke burgosur eksponentë të opozitës, dhe më thua hajde tani bashkarisht.. pa hyrë fare te pjesa e cështjeve korruptive, duhet të mbyllim sytë edhe ne? Sigurisht që jo”

Opozitarët kanë paralajmëruar aksion dhe tentative për ta bllokuar Parlamentin por duket se kjo nuk shqetëson shumë maxhorancën.

“Ne do të kemi vetëm një linjë. Të zbatojmë detyrimet kushtetuese. Grupi do të vijojë të ndjekë me përgjegjshmëri të gjithë jetën parlamentare, seancat dhe komisionet.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!