Pas 22 vitesh, Victoria tregon sekretin e jetëgjatësisë së martesës me Beckam

schedule19:45 - 14 Tetor, 2021

schedule 19:45 - 14 Tetor, 2021

Victoria dhe David Beckham janë një prej çifteve më jetëgjatë në botën e showbiz-it. Ata u martuan në vitin 1999 dhe janë prindër të Brooklyn, 22 vjeç, i cili ishte i pranishëm në dasmën e prindërve, ndërsa më pas mirëpritën edhe Romeon, 19 vjeç, Cruz, 16 vjeç dhe vajzën Harper, 10 vjeçe.

Gjatë një intervistë në “Good Morning America’, Victoria u pyet për jetëgjatësinë e martesës së saj. Ajo foli për lidhjen e qëndrueshme me David, duke shpjeguar se gjithçka ka të bëjë me bashkëpunimin në çift dhe në familje.

“Ne jemi shumë mbështetës për njëri-tjetrin,” tha ajo, duke shtuar se David është një “baba i jashtëzakonshëm” dhe “burrë i mrekullueshëm”./abcnews.al