Partneriteti QSUT-Sheba Medical Center/ Rama: Izraeli po kthen borxhin moral për atë që shqiptarët bënë për hebrenjtë

schedule11:54 - 24 Janar, 2025

schedule 11:54 - 24 Janar, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin në Spitalin Onkologjik, QSUT, për çeljen e një kapitulli të ri progresi për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center.

Gjatë fjalës së tij, Rama pohoi se kjo është një ndihmë dhe një borxh moral, që Izraeli po i kthen popullit shqiptar për kontributin që dhanë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“‘Të gjithë t’i dedikohen këtij projekti. Miqtë nga Izraeli nuk kanë asnjë interes. Nuk janë për të fituar asgjë. As para dhe as reputacion dhe as ndonjë favor tjetër. Janë këtu për të na mbështetur. Për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë për shumëkush që nuk e njeh popullin hebre. Për të gjithë ata që e dinë se çfarë thellësie ka në shpirtin e popullit të Izraelit dhe çfarë vendi të veçantë ka në popullin e Izraelit, Holokausti. Është absolutisht një partneritet që kemi mundësi të mësojmë shumë gjëra.”, tha Rama.

Ai pohoi se falë këtij partneritetit, shqiptarët do marrin shërbim ekselent në kompleksin spitalor në QSUT.

“Një partneritet, nga i cili kemi oportunitetin që të mësojmë, dhe t’i japim jo vetëm shqiptarëve, por në gjithë rajonit mundësinë e një realiteti të shërbimit shëndetësor publik, me vërtet ekselent. Ky është një bashkëadministrim, për të krijuar mundësinë që ne pas pesë vitesh ta krijojmë këtu kulturën e menaxhimit të një kompleksi spitalor”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!