“Partia në një situatë për të ardhur keq,” Sula: Cilido qoftë vendimi i gjykatës, demokratët duhet të bashkohen

schedule20:03 - 23 Maj, 2022

schedule 20:03 - 23 Maj, 2022

Sali Berisha shpalli fitoren e zgjedhjeve të mbajtura më 22 maj, por për Dashnor Sulën, Partia Demokratike ndodhet në një situatë për të ardhur keq. Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC, deputeti demokrat u shpreh pavarësisht rezultatit në këto zgjedhje, Rithemelimi nuk ia ka dalë që të bashkojë partinë.

“Çfarë ndodh pas kësaj? Duhej të kishim një bashkim pas dorëheqjes së Bashës. As Rithemelimi nuk e bëri dot bashkimin e PD. Është fakt që partia është e ndarë.”

Sipas Sulës, është vendimi që Gjykata e Apelit pritet të marrë për ankimimin e Enkelejd Alibeajt që do t’i japë rrugë çështjes. Dhe, cilido qoftë rezultati, sipas tij, pala tjetër duhet “t’i vërë gishtin kokës” dhe të shkojë drejt bashkimit.

“Kur unë thoja në dhjetor që gjykata do t’i japë rrugë çështjes. Ja që partia është çështje gjykatash. Vendimi i Apelit do të bëjë të mundur që secila palë, t’i vejë gishtin kokës. Nuk ka rëndësi se në ç’krah vendos gjykata. Apeloj që , rruga pas 21 marsit duhej të ishin kthyer të gjitha strukturat e PD. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Me vendimin e gjykatës, uroj që të ulen e të ketë një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet lokalet të ardhshme.”

Ndërsa, duke u kthyer tek çështja e zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës, Dashnor Sula tha se për hir të procesit, mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë. Sipas tij, opozita e ka për detyrë që të jetë transparente dhe që të mos i bojkotojë tre raundet e para. /abcnews.al/