Parlamenti vendos nëse Thaçi do të udhëheqë bisedimet me Serbinë

schedule11:16 - 4 Qershor, 2018

schedule 11:16 - 4 Qershor, 2018

Kuvendi i Kosovës po debaton mbi projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Gjatë seancës së sotme pritet të vendoset nëse do të jetë presidenti Thaci ai që do të udhëheqë fazën përfundimtare të bisedimeve me Beogradin.

Deputetët pritet të vendosin nëse do t’i japin besimin presidentit Hashim Thaçi, që në cilësinë e kreu të shtetit, të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë që po mbahen me ndërmjetësimin e Brukselit dhe që pritet të përfundojnë brenda këtij viti me një marrëveshje  me detyrime ligjore për të dyja palët. Partitë opozitare janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pasur një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deritanishëm të dialogut si dhe kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovës nga presidenti Thaçi. /abcnews/al