Parlamenti diskuton buxhetin e shtetit për vitin 2019

schedule18:25 - 22 November, 2018

schedule18:25 - 22 November, 2018

Në seancën e sotme plenare vazhdon diskutimi për buxhetin e vitit 2019. Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj nënvizoi se dy shtyllat e këtij buxheti janë ulja e borxhit dhe rritja e pagave e punësimi i njerëzve.

E nisën në orën 10 të mëngjesit duke kaluar mes protestuesëve. Dhe në një seancë përtej të zakonshmes nënvizuan pritshmëritë që kanë kryesisht nga sektorët që janë trajtuar me përparësi nga buxheti i vitit 2019. Duhej të ishte e pranishme edhe opozita vuri në dukje hartuesi i këtij buxheti.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë: “Nuk çuditem që nuk ndodhi. Opozita për fat të keq nuk na çudit më.”

Prandaj koha nuk duhet të ndalet për sektorët e planifikuar për të marrë pjesën që i takon nga buxheti i vitit 2019. Duke i përmbledhur pikat e forta të këtij buxheti ministri i financave dhe ekonomisë nënvizoi dy kryesoret.

“Ka një ngjyrë intensive të konsolidimit fiskal, të përshpëjtimit të rritjes ekonomike, por mbi të gjitha të investimeve publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe së dyti ka një profil tashmë të konoliduar tejet social të reflektuar në politikat e reja në rritjet e pagave, apo edhe në politikën e vazhdueshme të relaksimit fiskal.”

Ndonëse janë ende larg asaj që presin, Shqipëria renditet vendi me papunësinë më të ulët në rajon tha kreu i financave.

“Kur unë përmend shifrat do ta them 100 herë këtë, sepse e besoj 1 milion herë këtë gjë që them që shifra 234 mijë në mandatin e parë të kësaj qeverie nuk janë mburrje, por janë shpresë për ata të regjistruar të papunë, që të shohim rritje drastike të pagës mesatare. Sfida është të fillojë të rritet cilësia e pagës.”

Ky buxhet mbështet dukshëm edhe rrjetin infrastrukturor ku ka një rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin e kaluar e cila bën të mundur financimin e gjithë projekteve të hapura përfshirë dhe kontratat me partneritet publik-privat tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Buxheti mundëson përfundimin në kohë të gjithë veprave të mëdha të nisura qoftë ato të infrastrukturës rrugore, rrugët e reja të hapura dhe partneritetit publik-privat. Partneriteti Publik-Privat është instrument i qeverisë për të marrë infrastrukturën në kohë që do të thotë për rrugë kemi nevojë tani jo mbas 20 vitesh. Një vend që pret të rritet ekonomikisht dhe të zhvillojë turizmin patjetër duhet të fokusohet te infrastruktura kombëtare tani.”

Rritje drastike ka pësuar buxheti për sektorin e shëndetetësisë, 43.3 % më i lartë se 5 vite më parë dhe është rritur me 5% në krahasim me vitin 2018 raportoi ministrja nënvizoi ajo Ogerta Manastirliu. 14 përqind më shumë ka marrë Ministria e drejtësisë në buxhetin e saj për vitin 2019 duke arritur në vlerën e 12 miliard e 401 milionë lekëve. E kënaqur është shprehur edhe ministrj Olta Xhacka sipas të cilës Buxheti i vitit 2019 për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur në 1.25% të prodhimit të brendshëm bruto. Vëmendja kryesore do të jetë në trajtimin e gradave të ulëta duke filluar nga ushtarët, paga e të cilëve do të pësojë një rritje deri në 19%, duke vijuar më tutje me gradat e tjera, të cilët do të përfitojnë një rritje të përshkallëzuar./abcnews.al