Paralajmërimi i Bashës: Nuk do lejojmë miratimin e buxhetit

schedule12:34 - 29 Nëntor, 2017

schedule 12:34 - 29 Nëntor, 2017

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike kreu i opozitës Lulzim Basha paraljamëroi se nesër në seancën e Kuvendit nuk do të lejojë miratimin e buxhetit 2018.

Në një komunikim me gazetarët Basha tha se PD depozitoi 15 amendamente për buxhetin 2018. Amendamentet janë konkretizim i vizionit të Partisë Demokratike për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit.

Sipas Bashës skema e buxhetit e mazhorancës është një skemë mafioze dhe në shërbim të kriminelëve dhe se Partia Demokratike nuk do të lejojë ditën e enjte në Kuvend miratimin e Buxhetit.

“Ne do të propozojmë që blloku i parave që do ju çohet oligarkëve nëpërmjet skemës së parave të pista të zhbëhet që këto para në vend që të shkojnë tek shqiptarët shkon tek oligarkët”- tha Basha.

Sipas Bashës, PD propozon taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqjen e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit./abcnews.al

 

https://youtu.be/-mt2EMBTOw8