Pas 15 vitesh, prokurorët dhe gjyqtarët kanë në dorë një praktike te re, qe do te ndryshoje pothuajse rrënjësisht, mënyrën si ata vendosin masën e “arrestit me burg” për personat në hetim.
“Vlerësimin konkret e të individualizuar të rrezikshmërisë së veprës dhe të personit, si dhe barrën e justifikimit të nevojës për caktimin ose vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, nënvizoi Sokol Sadushi.
Trupa prej 16 gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë ishte anonime dhe vendosi ndryshimin e praktikës së 2011, që përcaktonte praktikën e vendosjes së masës së arrestit me burg. Masa ekstreme e vendosjes së njerëzve në hetim penal nuk mund të vendoset me fraza të përgjithshme. Por ajo duhet të jetë përjashtim dhe jo rregull.
“Caktimi i masës arrest në burg ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Në caktimin e masës arrest në burg, prokurori fillimisht dhe gjykatat në vijim, kanë detyrimin të japin një arsyetim të individualizuar, të mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, që lidh nevojën e kësaj mase me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit në rastin konkret”, theksoi Sadushi.
në praktikën e 2011, kur vendosej masa e arrestit me burg, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë masat e tjera, pse ato kanë qenë të papërshtatshme. Tani gjykata duhet të analizojë në ëdo rast, përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme por duhet te shkohet menjëherë tek arresti.
“Ky vlerësim duhet të mbështetet në rrethanat specifike të faktit, në mënyrën e kryerjes së veprës dhe në të dhënat që lidhen me personin ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, përfshirë personalitetin, sjelljen, rrethanat individuale e familjare, si dhe çdo tregues tjetër të rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut real procedural ose shoqëror që ai paraqet në çështjen konkrete”, u shpreh Sokol Sadushi.
Kolegjet e Bashkuara kanë përcaktuar dhe një rregull të tretë; që e forcon dhe rolin e gjykatës në raport me provat. Në vendimmarrjen e saj gjykata nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.
“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. I pandehuri mban vetëm barrën e paraqitjes së rrethanave faktike personale, familjare, shëndetësore ose rrethanave të tjera, kur i ngre ato si argumente në favor të masave më pak kufizuese”, shtoi ai.
Ky vendim pritet të ketë impakt të rëndësishëm në drejtim edhe të numrit të lartë të të paraburgosurve. Shifrat aktualisht tregojnë se numri i të paraburgosurve është më i lartë se i atyre që janë në qeli si të dënuar.


