“Opozita më keq se në 2017”, Rama: Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë

schedule11:52 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:52 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me fokus infrastrukturën është shprehur ndër të tjera se nëse zgjedhjet do të bëheshin të dielën, PS del më mirë, ndërsa opozita më keq. Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se mazhoranca nuk ka nevojë për rrugë që të fitojë.

Rama u shpreh:

“Projektet që ne flasim nuk janë asfalt elektoral siç bëhen në të shkuarën, por vepra që nuk fillojnë në momentin kur fillojnë gërmimet, por kur nisin projektimet dhe për këto vepra, projektimet kanë nisur prej kohësh. Nëse ne themi që me 28 tetor do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot- Fier, ky asks është një ask që është bërë studim dhe për të cilin është punuar me intensitet të madh prej një kohë të konsiderueshme. Në Vlorë jemi në këtë moment se na u ndërpre procesi në pranverë kur e kishim hapur garën, për tunelin e Llogarasë flasim pasi kemi bërë studime, ka dalë fituesi dhe po punon në terren. Pa hyrë t’ia numëroj të gjitha në jemi në përmbushje të objektivave të mandatin dhe nuk është mungesë modestie, por nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Ne jemi të vëtdijshëm se sa shumë ka për të bërë, ne kemi qartësisht mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve dhe anketimet, nëse zgjedhjet bëhen të dielën në dalim më mirë ata më keq se zgjedhjet e kaluara. Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveritë pas Salit se sa nga vetë qeverisja e Saliut.”  s.b/abcnews.al/