Një operacion anti-drogë, i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit ka arritur të vërë në pranga një person në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Ai është nipi i Dilaver Kalasë, shef objektesh në Komisariatin nr. 1. Në Tiranë atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov në banesë.
Burime nga Policia e Tiranës konfirmojnë se i arrestuari është ndjekur që nga pika kufitare e Kapshticës deri në drejtim të banesës së tij. Operacioni është akoma në vijim dhe nuk dihen shumë detaje rreth tij.
/abcnews.al