Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

schedule22:05 - 13 Gusht, 2026

schedule 22:05 - 13 Gusht, 2026

Sipas një raporti të publikuar sot nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të paktën 437 civilë u vranë dhe 2 610 u plagosën në Ukrainë gjatë korrikut, si pasojë e sulmeve ruse.

Numri i viktimave civile u rrit me rreth 30% krahasuar me qershorin dhe me 70% në raport me korrikun e vitit të kaluar.

OKB-ja thekson se korriku ishte muaji me numrin më të lartë të civilëve të vrarë që nga maji 2022.



Veçanërisht shqetësues është bilanci për fëmijët; 17 fëmijë u vranë dhe 166 u plagosën, shifra më e lartë e viktimave fëmijë që nga prilli 2022.

OKB-ja paralajmëron se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi verifikimi i disa rasteve vazhdon.

Kryeqyteti Kiev ishte ndër zonat më të goditura.

Në korrik atje u vranë 54 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.

Sipas raportit, përshkallëzimi i dhunës lidhet me sulmet masive ruse me raket, ndërsa dronët dhe bombat e drejtuara vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të madh për popullsinë civile.

Ukraina ka paralajmëruar prej muajsh se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me intensifikimin e sulmeve me raketa balistike, veçanërisht për shkak të mungesës së raketave për sistemet “Patriot”

Edhe në territorin e Rusisë numri i viktimave civile u rrit gjatë korrikut.

Autoritetet ruse raportuan 79 të vrarë dhe më shumë se 600 të plagosur, megjithëse OKB-ja thekson se këto shifra janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të kufizimeve në aksesin ndaj informacionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!