Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH, thirrje qeverive: Në vend që të fusni njerëzit në karantinë, shkoni pas virusit!

schedule20:48 - 23 Korrik, 2020

schedule 20:48 - 23 Korrik, 2020

Shtetet që sapo kanë dalë nga izolimi dhe të tjera që kanë numër të vogël rastesh me Covid-19 do të vijojnë të regjistrojnë vatra të reja.

Kjo është ajo që Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha në raportimin ditor për mediat të enjten.

Ryan shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se edhe në vendet që e kanë mbajtur virusin “nën kontroll ekstrem”, të tilla si Gjermania dhe Spanja, “gjithmonë ekziston një shans që sëmundja të të importohet ose të përhapet nga grupimet e pazbuluara”.

Ai u shpreh se në vend që të vendosin karantina të plota, qeveritë duhet të jenë “më të sakta” në mënyrën se si i përmbajnë “shpërthimet”.

“Në vend që t’i kufizojmë të gjithë, ne përpiqemi ta ndjekim virusin. Dhe përpiqemi ta identifikojmë se ku është virusi, dhe pastaj në mënyrë të veçantë dhe “kirurgjikale”, e heqim virusin nga komuniteti duke minimizuar ndikimin në jetën e komunitetit, “tha Ryan.

Ndërsa, Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për menaxhimin e krizës së koronavirusit u shpreh se nëse vatrat e reja “trajtohen me shpejtësi” përmes testimit dhe gjurmimit të kontaktit, mund të keni një mundësi që me të vërtetë ta shuani zjarrin sa më shpejt.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!