OBSH: Koreja e Veriut testuar 1,211 persona për Covid-19, asnjë pozitiv

schedule09:09 - 30 Korrik, 2020

schedule 09:09 - 30 Korrik, 2020

Korea e Veriut ka testuar 1,211 persona për koronavirusin më 16 korrik, dhe të gjitha këto teste rezultuan negative, njoftoi përfaqësuesi i OBSH në Korenë e Veriut, Edwin Salvador për CNN.

Të gjitha institucionet edukative në vend, duke përfshirë edhe parashkollorët, janë tashmë në pushimet e verës që do të zgjasin dy muaj më shumë se zakonisht.

Aktualisht, 696 koreano-veriorë janë në karantinë. Ata janë të gjithë punonjës që punonin në portin Nampo dhe nga kufiri Sinuiju-Dandong mes Koresë së Veriut dhe Kinës.

“Rritja e numrit të personave të karantinuar vjen si shkak i rritjes së mallrave që vijnë në vend nga rrugët e Nampo dhe Sinuiju-Dangdong. Medikamenteve dhe produkteve medicinale si vaksina dhe produkteve të tjera të lidhura me Covid-19 po u jepet prioritet dhe po transportohen përtej kufirit,” shtoi Salvador.

Sipas OBSH, 15 laboratorë janë dizajnuar për testimin e koronavirusit në Korenë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe laboratorët provincialë.

Po ashtu, Koreja e Veriut po kontrollon gjithashtu temperaturën e njerëzve duke përdorur termometra me infra të kuqe, duke siguruar edhe lehtësira për larjen e duarve dhe dezinfektues në të gjitha vendet publike, përfshirë qendrat tregtare, restorantet dhe hotelet. /abcnews.al/