Nxënësit duan laboratorë/ Ministrja Manastirliu nis dëgjesat në çdo shkollë

schedule15:44 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:44 - 20 Shtator, 2023

Nxënësit e shkollës “28 nëntori” në Shkodër kishin disa kërkesa për ministren e Arsimit dhe Sportit  Ogerta Manastirliu.

Programi për pajisjen e shkollave me laboratorë  sipas ministres është gati.

“Gjatë 2023-2024 duam që të shtrijmë SmartLab-et edhe në 216 shkolla të tjera, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim e për t’iu dhënë mundësi nxënësve të përgatiten për të ardhmen dhe të  shpalosin potencialin e tyre drejt inovacionit dhe zgjidhjeve inteligjente ” tha ministrja.

Ogerta Manastriliu ka nisur detyrën si ministre e Arsimit dhe Sportit me një tur  dëgjesash me nxënës dhe mësues. Qëllimi sipas saj është marrja e sugjerimeve dhe ndarja e problematikave për të përmirësuar sistemin arsimor në vend.