“Nuk do mungojnë rrebeshet”, alternime vranësirash dhe temperaturash të larta, parashikimi i motit për këtë javë

schedule09:38 - 9 Maj, 2022

schedule 09:38 - 9 Maj, 2022

Meterologia e MeteoAlb, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit për këtë javë në vendin tonë dhe në rajon.

“Kjo javë ka nisur me vranësira të dendura në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Orët vijuese do sjellin edhe zhvillim të tyre kryesisht në zonat malore duke gjeneruar reshje. Nuk do të mungojnë edhe rrebeshe të përkohshme të shiut.

Mbeten të rrezikuara zonat qendrore nga moment me pika shiu. Bregdeti do jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të lehta.

Ndërkohë për sa i përket javës në vijim zonat malore mbeten të rrezikuara çdo pasdite nga vranësirat dhe reshjet herë pas here edhe në formë rrebeshi, ndërkohë pjesa tjetër do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parametri problematik gjatë kësaj jave do të jetë parametri i lagështirës. Lagështira do jetë e lartë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, kjo do bëjë që temperaturat dhe i ngrohti të ndjehet më shumë.

Vlerat minimale në zonat malore janë jo më shumë se 7-8 gradë dhe maksimalet shkojnë në 19-20 gradë. Për sa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta luhaten nga 12-13 minimalet, ndërkohë maksimalet pritet të regjistrohen deri në 26 gradë.

Do ketë zona që do regjistrojnë edhe 27 apo 28 gradë, kryesisht në qarkun e Beratit dhe zonat e izoluara në Elbasan. Mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësira, lagështirë dhe herë pas here shira, megjithatë do jenë shira të pakët dhe të izoluar.

Rajoni

Kosova është ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, vranësira që në orët e para të mëngjesit duke sjellë momente me pika shiu kryesisht në zonat jugore dhe perëndimore. Java paraqitet kthjellime. Vranësira, moment me pika shiu. Temperaturat minimale janë rreth vlerës 5-6 dhe maksimalet sot jo më shumë se 17 gradë. Duke filluar nga e marta do jetë rritje temperaturash deri në 20 gradë

Maqedonia e Veriut mbetet me vranësira sot dhe nesër dhe shira të izoluar. Duke filluar nga mesi i javës do ketë përmirësim të dukshëm të motit, kthjellime që do të na shoqërojnë deri të shtunën ku do kemi sërish vranësira dhe shira lokalë. Për sa i përket vlerave termike regjistrohen 7 minimalet dhe maksimalet jo më shumë se 17 gardë. Që nga e marta do ketë rritjet të lehtë dhe graduale nga dita në ditë duke risjellë temperature 21-22 gardë, temperature tipikë të pranverës dhe për klimën që karakterizojnë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.”/abcnews.al/