“Ngërçi” për formulën e KQZ-së, Gjiknuri: Opozita ka reflektuar, së shpejti do të gjendet kompromisi

schedule19:03 - 18 Qershor, 2020

schedule 19:03 - 18 Qershor, 2020

Bashkryetari i tryezës së Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur se së shpejti do të mbyllet marrëveshja për “Zgjedhoren”.

Gjiknuri në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se më në fund duket se PD-ja ka reflektuar dhe po vjen te skema e mëparshme në lidhje me zgjehdjen e kandidatëve të KQZ-së.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kandidatët që plotësojnë kriteret dhe aplikojnë lirshëm do të kenë mbështetjen e mazhorancës dhe shpreson dhe të opozitës.

Lexo edhe: Mbyllet pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik, Bylykbashi: Presim reflektim

“Gjëja e parë është që PD po vjen tek skema brenda Kuvendit dhe e përshëndes. Skema nuk është e ngjashme me atë të drejtësisë. Mendojmë Kuvendi i Shqipërisë që deputetët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces. Skema e KQZ nuk ka funksionuar keq, nuk kaq pasur asnjë konflikt. Maxhoranca garanton dhe e them publikisht se ekspertët që do të konkurojnë për pozicionet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të kenë mbështetjen tonë dhe shpresoj dhe të PD-së. Brenda skemës mund të ketë zgjidhje, ne i kemi kërkuar reflektim PD, pasi nuk mund të  përjashtojnë deputetët. Mendoj që është e mundshme të gjendet kompromis, brenda pak ditësh procesi do të përfundojnë”, është shprehur Gjiknuri.

Ndërkohë pyetjes së gazetares së Abc News, Esiona Konomi se pse mazhoranca nuk shkruan një amendament kompromisi, por e kërkojnë nga opozita, Gjiknuri i është përgjigjur se një ide e tillë mund të jepet, por nuk ishte vendi i duhur.

Kjo është një çështje që mund të të diskutohet është çështje që mund ta japim dhe ne, por e rëndësishme është që . Opozita duhet të jetë e garantuar se kandidatët që plotësojnë kriteret dhe aplikojnë lirshëm nëse mbështeten prej saj brenda parimeve, do të garantohen përmes votës së mazhorancës. Kjo do të jetë një periudhë tranzistore pasi pas shumë vitesh kur të ndodhin ripërtëritje konsensusi është i domosdoshëm. Besoj se marrëveshja do të mbyllet sapo të gjejmë një konsensus në lidhje me këto që kemi diskutuar dhe që mendoj se është shumë afër. Për procedurat që kërkonte të vendoseshin me”, ka thënë ai./abcnews.al