Ngatërroi ujin me rakinë dhe e piu, nëna e gjeti 2 vjeçarin të vdekur në dysheme

schedule12:46 - 27 Maj, 2022

schedule 12:46 - 27 Maj, 2022

Abc sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Devoll ku një fëmijë 2 vjeçar është dërguar në spitalin e Bilishtit pa shenja jete.

Në kohën kur nëna po kryente punët e shtëpisë, 2 vjeçari ka marrë një bidon gjysmë litër, duke menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka rezultuar se ishte raki.

Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjeturtë voglin të shtrirë në dysheme dhe menjëherë më pas e kanë çuar në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al