Nga Ajgena Korbi
Shumë prej të moshuarve kanë parë mëngjesin si momentin më të përshtatshëm për tu paraqitur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Disa prej pensionistëve na tregojnë se mjeku i familjes i ka caktuar datën kur duhet të marrin injeksionin ndërsa për orën I ka lënë dorë të lirë.
Të tjerë thonë se kanë mbërritur në orarin që bluzat e bardha iu kanë komunikuar.
Përqëndrimi i një numri të madh qytetarësh në të njëjtin orar ka bërë që në momente të caktuara të krijohen dhe grumbullime që për ti shpërndarë nevojitej ndërhyrja e policisë bashkiake./abcnews.al