Në “Niko Dovana” për 3 pikë, publikohen formacionet e sfidës Dinamo City-Laçi

schedule15:51 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 15:51 - 3 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit, të përballjes së parë, të së dielës, të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, në vetëm pak minuta do të nisë edhe sfida e radhës e ditës së sotme, me “Nëndetësen Blu” të Dinamo City, që do të presë në stadiumin “Niko Dovana”, “bardhezinjtë” e Laçit.

“Blutë” kërkojnë fitoren e radhës në kampionat në mënyrë që të futen në garë për “Final 4”, nga ana tjetër kurbinasit ndodhen në një krizë rezultatesh dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren që t’i largohen zonës së ftohtë të mbijetesës.

Formacionet zyrtare:

Dinamo City: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Allmuça, Gudjabi, Andoni, Lorran, Vila, Denison, Kaçorri

Trajner: Dritan Mehmeti

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti , Cena, Taleb, Kryeziu, Manellari, Ujka, Qato, Da Silva, Sobowale

Trajner: Mirel Josa /i.m /abcnews.al