Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skënderbeu fundos “nëndetësen”/ Skuadra korçare mundi 2-0 Dinamo City në “transfertën” në shtëpi

schedule12:17 - 9 Nëntor, 2026

schedule 12:17 - 9 Nëntor, 2026

Askush nuk e kishte menduar deri këtu. Një skuadër kaq tradicionale sa Dinamo, dhe në formë shumë të mirë në Europë dy sezonet e fundit, po rrezikon e po zhgënjen shumë në Superligën shqiptare këtë vit.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që nuk ishte në stol, pësuan disfatën e radhës, këtë herë në Korçë ndaj Skënderbeut me shifrat 3-1 në ndeshjen e javës së 11-të.

Përballja duhej të ishte luajtur në kryeqytet, pra ishte Dinamo-Skënderbeu, por blutë nuk kanë stadium, me “Arenën Air Albania” të mbyllur për kombëtaren, dhe impiantin e Partizanit në rikonstruksion.



“Selman Stërmasi” nuk u konsiderua këtë herë. Gjithçka në duelin e Korçës duket se u luajt dhe u vendos pas pushimit, me gola të shënuar e të anuluar, me penallti të dhëna dhe të humbura, e me polemika.

Pa trajnerin kryesor të pezulluar dhe me Kalarin në stol, Dinamo nuk përballoi dot presionin dhe vendosmërinë më të madhe të kundërshtarëve. Në 56’, Skënderbeu kaloi në epërsi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, mes protestave të shumta të vendasve.

Pak minuta më vonë, në të 61-ën, miqtë fituan penallti, sërish të kundërshtuar nga korçarët për prekje të topit me dorë. Gjithsesi, Dita nuk kaloi dot portierin Dobjani që e grushtoi topin.

Në 67’ është rasti I Skënderbeut të pretendojë penallti që gjyqtari Cjapi e akordoi pasi vëzhgoi pamjet në ekranin e VAR-it. Nasr nuk gaboi në 70’ duke nisur festën e fitores për ish-kampionët.

Në fund, në 85’, Bismark shënoi golin e dytë duke qenë përballë me portierin Teqja, ndërsa kishte fituar edhe penalltinë.

Pra, ishte një nga më të mirët në fushë, pse jo edhe më i miri. Tashmë, Skënderbeu është në vendin e pestë mes 10 ekipeve, me 14 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, veçse gjithnjë e më prapa kreut të Superligës që mbahet nga Egnatia. Jo më kot, “nëndetësja” quhet në krizë me vetëm një fitore dhe 3 humbje në 6 ndeshjet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!