Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dinamo City dorëzohet në shtesë/ Skuadra e Ilir Dajës eliminohet në play off e Conference League

schedule22:01 - 27 Gusht, 2026

schedule 22:01 - 27 Gusht, 2026

Ishte bukur për aq sa zgjati, por rrugëtimi i Dinamo City në Europë është mbyllur në plej ofin e Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja bëri një paraqitje të madhe në transfertën e Pafos, ndërsa u dërëzua vetëm pas 116 minutave lojë me shifrat 4-2.

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, “blutë” suprizuan shumë shpejt në transfertën qipriote. fadairo ndali topin në rrjetë në minutën e tetë, duke ndezur shpresat e dinamovitëve. Po e shpejtë ishte përgjigja e të zotëve të shtëpisë, që pas vetëm pesë minutash barazuan me Sema.

Kaq për pjesën e parë, që u mbyll në ekuilibër të plotë në lojë dhe në rezultatin 1-1. Shifrat do të qëndronin të pandryshuara gjatë edhe pas pushimit. Vetëm në minutën e 78-të, Janu shënoi golin e dytë për Pafos.

Por tre minuta nga fundi i kohës së rregullt Ruben Silva barazoi edhe një herë rezultatin për Dinamo City, ndërsa sfida shkoi në kohën shtesë. Skuadra shqiptare rezistoi në shtesën e parë dhe qëndroi gjatë në të dytën, por do të dorëzohej vetëm në minutën e 116-të.

Kuina shënoi golin e tretë për të zotët e shtëpisë, ndërsa të dorëzuar përfundimisht, “blutë” do të pësonin e të katërtin përpara fundit të ndeshjes. Rezultati është vetëm statistikë, ndërsa asgjë tjetër nuk vlen tashmë për Dinamo City, që gjithsesi largohet me kokën lartë nga aventura e saj europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!